Maqedoni

Takimi Lika –Romero: MO, të implementohet deri në fund

03.08.2017 18:15

Zëvendëskryeministri përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, realizoi takim me ambasadorin e Italisë Karlo Romeo...

Në takim theks i veçantë iu kushtua reformave qeveritare dhe shtyllave që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit.  Zëvendëskryeministri Lika ka theksuar vullnetin  pozitiv që mbizotëron në këtë koalicionim qeveritar për harmonizimin  e qëndrimeve të ndërsjella,  te cilat duhet të shfrytëzohen me përqëndrim të madh për të formuar një shoqëri të shëndoshë multietnike dhe ngritje të standardeve të jetesës në Republikën e Maqedonisë.  
 
Dy bashkëbiseduesit konstatuan se Marrëveshja e Ohrit duhet të ekzistojë deri sa të gjejë implementimin e vet. 
 
Në takim është biseduar dhe janë  këmbyer  pikpamje rreth procesit të miratimit të ligjit të gjuhës shqipe.
 
Zëvendëskryeministri Lika theksoi se ka patur përqëndrim të madh që ky ligj dhe atë që përmban në vete të jetë në harmonizim me Kushtetutën e RM-së, për të evituar kundërshtime të mundshme në procesin e miratimit të tij.
 
Ligji i gjuhës është në të mirën e qytetarëve dhe miratimi i tij do të kontribojë në përparim të shoqërisë, shtoi  Zv/kryeministri  Lika. 
 
Bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri për mbështetje të pakursyer për të forcuar lidhjet  dhe marrëveshjet e ndërsjella miqësore midis dy shteteve, me çka do të përshpejtohet ritmi i reformave në rrugën drejt antarësimit në strukturat euroatlantike.