Botë

Ndërpritet seanca konstituive, PAN kuk propozoi kandidat për kryeparlamentarë

03.08.2017 18:37

Deputetët e përbërjes së re të kuvendit të Kosovës e bën betimin, por jo edhe konstituimin e kuvendit...

Deputetët e përbërjes së re të kuvendit të Kosovës e bën betimin, por jo edhe konstituimin e kuvendit, pasi nuk u zgjodh kryeparlamentari i ri.
 
Fillimisht deputeti i PDK-së në emër të koalicionit PAN, kërkoi pauzë dy orëshe e cila tha se është e nevojshme për konsultime rreth kandidatit për kryetarë të kuvendit, i cili duhet të propozohet nga ky koalicion. 
 
Kjo kërkesë u nxorr në votim nga kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes Adem Mikollovci, por rezultoi me numër të barabart të votave 60 për dhe 60 kundër, që nënkupton se propozimi nuk u miratua, pasi deputetët e Vetëvendosjes dhe LDK-së votuan kundër. 
 
Meqë koalicioni PAN nuk e propozoi kandidatin për kryeparlamentarë, kryesuesi i seancës Adem Mikollvci e mbylli seancën. Hoxhaj reagoi edhe pas mbylljes së seancës nga ana e kryesuesit.
 
Megjithse koalicioni PAN nuk e propozoi kandidatin e saj në seancën konstituive, paraprakisht PDK kishte vendosur që për këtë post ta kandidonte kryeparlamentarin e deritanishëm Kadri Veseli.
 
Por kjo kandidaturë u kundërshtua nga Vetëvendosje dhe LDK, prandaj në pa mundësi për sigurimin e votave PAN nuk e propozoi Veselin.
 
GYLTENE SINANI