Maqedoni
“Konventa e Stambollit”, përgaditje për ratifikim në Maqedoni
03.08.2017 19:13
Përgaditjet për ratifikimin dhe zbatimin e konventës së Stambollit –miratimin e politikave dhe praktikave më të mira për elimin e dhunës ndaj grave...

Përgaditjet për ratifikimin dhe zbatimin e konventës së Stambollit –miratimin e politikave dhe praktikave më të mira për elimin e dhunës ndaj grave, është një ndër prioritete kryesore të qeveris. Këtë e bëri të ditur ministreja e punës dhe politikës socilae Milla Carovska në press konferencën e përbashkët me minsitrin e shëndetësisë Arben TAravari dhe përfaqësuesen e Kombeve të Bashkuara Luis Vinton.
“Një nga prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë është të fillojë procesin e ratifikimit të Konventës së Stambollit .Ratifikimi është një çështje, por vendosja e një mekanizmi që ajo konventë të jetë e zbatuar në Maqedoni kërkon mjete financiare dhe kushte të cilat drejtpërdrejt do t’u ofrohen qytetarëve”, shprehet ministrja e punës dhe politikës sociale Milla Carovska.
“Ministria për shëndetësi është e gatshme që këtë program ta zhvbillon në tre qendra që do të happen në maqedoni për këa të gjinis fëmrore që janë të diskriminuar. Njëra prej qendreva do të jetë në Shkup e dyta në Kumanov dhe e treta në Tetov”, shprehet ministry i shendetesise Arben Taravari.
“Eshtë hsumë e vështirë të gjenden të dhëna të sakta, por sipas statistikave nga vendet tjera, një në çdo tre gra në Maqedoni gjatë jetës së saj do të jetë viktimë e një forme të dhunës me baza gjinore. Në suaza botërore kjo do të thotë se një në çdo gjashtë persona në planet do të jetë viktimë e një dhune të tillë”, shprehet përfaqësuesja e OKB –së, Luisa Vinton.
Vinton tha se OKB do ti ndihmojnë Maqedonisë për zbatimin e konventës së Stambollit për çka janë siguruar mjete financiare prej 300 mijë dollarësh. Në botë “Konventa e Stambollit” është e njohur si instrumenti më i mirë ligjor në luftën kundër dhunës në familje dhe në të gjitha format e tjera të dhunës me baza gjinore, e miratuar në vitin 2011.
REJHANE BUSHI-METAJ
