MSH: Për shkak të temperaturave të larta të lirohen nga puna shtatzëna dhe të moshuarit
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në pajtim me paralajmërimin e meteo-alarmit nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike...

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në pajtim me paralajmërimin e meteo-alarmit nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, duke filluar prej nesër dhe gjatë fundjavës territori i tërë vendit do të përfshihet me temperatura të larta nga faza e portokalltë.
Ministria e Shëndetësisë pas takimit të mbajtur të Komisionit për valë të ngrohtit, rekomandon në tre ditët në vijim nga e premtja deri të dielen nga puna të lirohen gratë shtatzëna dhe personat në moshë mbi 60 vjet, ndërsa të gjithë personat tjerë gjatë paraqitjes së çfarëdo problemi shëndetësor menjëherë të paraqiten te mjeku i tyre amë.
Punëdhënësve u rekomandohet ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të shmangies së aktiviteteve në sipërfaqe të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, si dhe sigurim të pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në çdo dy orë.
Nga Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë të mos mbahen aktivitete sportive në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, ndërsa veçanërisht rekomandohet që kopshtet të mos i nxjerrin fëmijët në qiell të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitet fizik në periudhën e njëjtë.
Në tre ditët në vijim Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë do të zbatojë aktivitete intensive për kujdesen e personave të pa strehë.
