Botë
Një zjarr i madh po tërbon në Tokio në tregun më të amdh të peshqve në botë
03.08.2017 20:04
Dhjetëra zjarrfikës po luftojnë me zjarrin e madh në tregun e peshqve në Tokio "Cukixhi", i cili është më i madhi...

Dhjetëra zjarrfikës po luftojnë me zjarrin e madh në tregun e peshqve në Tokio "Cukixhi", i cili është më i madhi i këtij lloji në botë dhe një ndër objektet më të popullarizuara turistike në Tokio, lajmëruan mediumet lokale.
Tani për tani nuk ka informata për të pësuar apo persona të bllokuar në stihinë e zjarrit.
Zjarri shpërtheu rreth orës 17 sipas kohës lokale. Në vend janë dërguar rreth 30 automjete zjarrfikëse. Re nga tymi janë ngritur në qiell. përpjekjet e zjarrfikësve janë vështirësuar për shkak të rrugëve të ngushta dhe tymit.
Zjarri e kaploi tregun e brendshëm, vend me restorane shumë të vogla, të cilët janë të preferuar për turistët, ndërkaq servojnë peshk të freskët dhe sushi.
Sipas mediumeve zjarri tashmë ka kapluar ndërtesa dhe sipërfaqe prej rreth 200 metra katrorë./mia
