Botë

Zjarr në Dubai, digjet një prej ndërtesave më të larta në botë

04.08.2017 13:27

Një prej ndërtesave rezidenciale më të larta në botë, e njohur si “Pishtari i Dubait”, u përfshi nga flakët në Emiratet e Bashkura Arabe...

Dëshmitarët tregojnë se flakët në ndërtesën 79-katëshe, me një lartësi prej 336.8 metrash, u përhapën me shpejtësi. 
 
Në vitin 2015, i njëjti qiellgërvishtës u përfshi në një incident të ngjashëm.
 
Zjarri në atë kohë nisi nga një zgarë në një prej ballkoneve dhe si pasojë i bëri të pabanueshme 101 apartamente.