Qeveria hap dritën jeshile për rrogën minimale prej 12.000 denarësh
Mbrëmë në seancën e 19-të, Qeveria miratoi propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogë minimale...

Me këto ndryshime i jepet dritë jeshile fillimit të procedurës ligjore për rritje të rrogës minimale në nivel prej 12.000 denarëve.
Do të mundësohet pagesë e vlerës së njëjtë të rrogës minimale për të gjithë të punësuarit dhe do të mundësohet edhe mbështetje financiare për firmat nga Buxheti i shtetit, të që mund të paguajnë rrogën minimale më të lartë të kontraktuar.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, ndryshimet e miratuara të propozim ligjit, Qeveria gjatë ditës menjëherë do t'i dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në shqyrtim dhe miratim.
Në të njejtën seancë gjthashtu janë sjell ndryshime të Propozim-programit për mbështetje financiare në bujqësi si dhe Programin për zhvillim rural me të cilët do të ndahen 10 milionë euro të reja mbështetje e drejtpërdrejtë për bujqit.
Obligohet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të përpunojë propozim program për ndryshim dhe plotësim të Programit për mbështetje financiare të bujqësisë në vitin 2017 dhe propozim Dekret për ndryshim dhe plotësim të Dekret për pagesa direkte në bujqësi për vitin 2017.
