Botë
Trump akuzon Kongresin: Historia me rusinë, fabrikim
04.08.2017 14:39
Presidenti amerikan Donald Trump fajëson Kongresin se ka krijuar tensione të reja me Rusinë...

Presidenti amerikan Donald Trump fajëson Kongresin se ka krijuar tensione të reja me Rusinë, pas miratimit të sanksioneve kundër Moskës.
“Marrëdhëniet tona janë në pikën më të ulët dhe më të rrezikshme”, tha numri një i Uashingtonit, duke e cilësuar këtë krizë madje më keq se ajo e Luftës e Ftohtë apo krizën e raketave në Kubë.
“Historia me Rusinë është fabrikim i vërtetë, është vetëm një justifikim për humbjen më të madhe në politikën e jashtme amerikane. Kjo vetëm bën që demokratët të ndjehen mirë kur nuk kanë se cfarë të thonë. Hetuesit duhet të punojnë reth 33 mijë emaileve të fshira të Hilari Klintonit, për fjalimet e paguara nga rusët, ndërmarjet me pronësi ruse , uraniuimin që tani është në duart e rusëve të inatosur. Në Uashington ka forca që duan të na pengojnë, por ne nuk do ti lëmë”, shprehet presidenti i ShBA-ve, Donald Trump.
Kongresi votoi me shumicë dërrmuese pro sanksioneve të reja kundër Moskës, lidhur me ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Presidenti u detyrua ta firmosë të mërkurën, pavarësisht se e konsideronte atë me shumë probleme.
Edhe kryeministri rus, Dmitry Medvedev tha se sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara janë kambanat e një lufte tregtare me Moskën.
Sipas tij, masat e nënshkruara nga presidenti Donald Trump dëshmojnë paaftësinë e plotë të presidentit amerikan, që sipas tij është poshtëruar nga Kongresi.
Legjislacioni kufizon sasinë e parave që amerikanët mund të investojnë në projekte ruse të energjisë dhe e bën më të vështirë për kompanitë amerikane biznesin me Rusinë.
FATOS MUSLIU
