Botë
Sulm në Afganistan, vriten 3 civilë , plagosen 5 ushtarë amerikanë
04.08.2017 14:54
Një tjetër sulm kamikaz është shënuar në Afganistan, sërish ndaj një autokolone ushtarake...

Ngjarja më e fundit është shënuar në kryeqytetin Kabul, e ka lënë të vrarë të paktën 3 civilë, duke plagosur 5 ushtarë amerikanë.
Sulmi raportohet të ketë ndodhur në periferinë Qarabagh të kryeqytetit afgan.
Ende nuk ka të dhëna të plota mbi këtë ngjarje.Shpërthimet kamikaze janë metoda më e fundit e përdorur në Afganistan gjatë këtij muaji.
Të martën, më shumë se 30 persona u vranë në shpërthimin e xhamisë së qytetit Herat, ndërsa ditën e hënë, një kamikaz vrau dy persona pranë Ambasadës së Irakut në Kabul.
