Maqedoni

Nikollovski: 10 milionë euro mbështetje për bujqit

04.08.2017 16:03

Ndryshimet e Programit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural që e miratoi Qeveria në seancën e mbrëmshme...

Ndryshimet e Programit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural që e miratoi Qeveria në seancën  e mbrëmshme, parashikojnë 2 milionë euro më tepër nga subvencionet e deritanishme për kultivuesit e grurit.

Ata do të marrin 6 mijë denarë shtesë për hektar grurë. Gjithashtu ndryshime dhe në pagesat e tjera.

Një denar shtesë për kilogram elb të dorëzuar, tek blerësit e regjistruar për shkak të dëmeve dhe rendimentet e ulëta nga korrja e sivjetshme, 10 për qind shtesë nga vlera e subvencioneve të deritanishme për kultivuesit e frutave dhe 10 për qind shtesë për hektar bime faragjerë për blegtorët.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, thotë se konform ndryshimeve, mbështetje shtesë prej 10 për qind për hektar do të marrin edhe 25.000 vreshtarë dhe 15 kultivues të frutave.

"Me këtë drejtpërdrejt u dalim në ndihmë bujqve, ndërsa gjithsej 10 milionë eurot e projektuara për mbështetje do të shkojnë në duart e pemëtarëve të vërtetë, vreshtarëve dhe blegtorëve. Kjo do të thotë mbështetje e prodhimtarisë vendore të ushqimit", theksoi Nikollovski në konferencën për shtyp.

Ministri informoi edhe se është miratuar propozimi që të sigurohet 10 mijë euro mjete të pakthyera për bujqit e rinj.