Maqedoni
Vazhdon lufta me zjarret ne vend, zjarre edhe në Karshiakë të Shkupit
04.08.2017 16:17
Vazhdon lufta me vatrat e zjarrit në vend. Disa prej tyre janë lokalizuar derisa disa të tjera ende janë aktiv...

Për shuarjen e zjarreve kanë ofruar ndihmë me hilikopterë edhe vendet tjera si Turqa dhe Bullgaria, të cilët veprojnë nga orët e hershme të mëngjesit. Zjarri në zonën e fshatrave Trebovlje dhe Rastesh në Makedonski Brod akoma nuk është vënë nën kontroll.
Siç kumtoi QMK, forcat e Ekonomisë pyjore "Sandanski" nga Makedonski Brod janë angazhuar për veprimin e zjarrit në fshatin Rastesh.
Ata ndërmarrin aktivitete për lokalizimin e zjarrit që të mos afrohet deri te shtëpitë dhe stallat me kafshë të cilët janë në nënkëmbëzën e fshatit Rastesh, si dhe pengimi i zjarrit në vendin e quajtur Koritski Doll që të mos zgjerohet drejt fshatrave Rastesh dhe Zagrad.
Në Shkup gjatë natës janë hapur vatra të reja zjarri, disa prej tyre janë në fshatin Studenican dhe Moranë të Karshiakës, vetëm njëri prej tyre llogaritet i lokalizuar.
“Sot kemi aktiv akoma zjarre në fshtin Studenican dhe prej mbrëmë në orën 3:00 kemi zjarrë në fshatin Moranë në të cilin gjithashtu është djegur mali. Ekipet janë në terren për shuarjen e zjarrit dhe besoj se gjatë ditës do ti lokalizojmë të njejtit. Tjetër zjarr aktiv në rajonin e qytetit të Shkupit është në malin Zheden, këtu bëhët fjalë për një terren të paarritëshëm me bimësi të dendur edhe atje kemi ekipe por aty është e vështirë për të depërtuar nga dendesia e drunjëve. Zjarri në Matkë është shuar tërsisht në orët e hershme të mëngjesit, saktësisht në orën pesë, atje kemi ekipe kontrolluese që zjarri të mos rindizet. Lufta me zjarrin në Matkë ka zgjatur 15 orë. Në malin Vondo kemi dërguar 4 ekipe të zjarrëfikësve për shkak se vatra ndodhej afër park-malit Vodno. 30 persona janë inkuadruar vullnetarisht, edhe atje bëhët fjalë për një terren të dendur dhe për këtë kemi angazhuar edhe 3 ajroplanë”.
Për zjarrin në fshatin Deviç janë angazhuar persona nga Ekonomia pyjore "Sandanski" , për atë në fshatin Blizansko ka intervenuar edhe një helikopter dhe tani për tani nuk ka vatra të mëdha, por ekipet nga NP "Parqe dhe gjelbërime" vazhdojnë ta kontrollojnë zonën.
Në zonënë e fshatit Drenovë në vendin Drenovska Korija prej mbrëmë në ora 21:10 minuta zjarri është aktiv dhe ka përfëshirë pyellin me dushk dhe ah. Në tërren janë ekipet e Ekonomisë Pyjorë “Babuna”-por zjarri është intenziv dhe kërkohen shuarje nga ajri.
Në fshatin Gurgurnicë të Tetovës zjarri edhe më tëj është aktiv dhe është përhapur në territorin e komunës se Bërvenicës, atje është duke u djegur bari I thatë dhe kullosa, ekipet nga Ekonomija Pyjore “Leshnica”janë në terren. Mbështetje për shuarjen e zjarreve kanë dhënë edhe Banorët të fshatrave Rastesh dhe Zagrad, si dhe vullnetarë nga Kërçova, Prilepi dhe Shkupi.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
