Maqedoni
MPB konkurs për 500 polic të ri, Nuhiu: do të respektohet përfaqësimi i drejtë; 34 kadetët e dy gjeneratave të kaluara kërkesë MPB-së për punësim deri më nji shtator
04.08.2017 16:34
Ministria e Punëve të Brendshme shpallë konkurs për punësimin e 500 policëve...

Sipas konkursit 360 prej tyre do të pranohen në policinë e Shkupit, në atë të Manastirit 20, në Ohër 30, në Strumicë 20, në Shtip 20, në Kumanov 20, në Tetovë 10 dhe në Veles 20.
Konkursi do të jetë I hapur prej 5 gushtit dhe do të zgjas 15 dit. Zëvendësministri I Punëve të brendëshme Agim Nuhiu thot se në këtë konkurs do të respektohet edhe përfaqësimi I drejtë dhe adekuat.
“Edhe në këtë konkurs do të respektohen si kriteret ligjore për seleksionim ashtu edhe detyrimi konstitucional dhe ligjor për përfaqësim të drejtë. Apliko dhe bëhu pjesë e policisë së shtetit!”,shkruan Zv/ministri i Punëve të Brendëshme Nuhiu në rrjetet sociale.
Kandidatët do ti nënshtrohen testit psikollogjik ,testit me shkrim për kontroll te njohurive të përgjithshme, intervistës personale, kontrollit të sigurisë, si dhe kontrollit mjeksor.
Por me të mësuar për konkursin e ri reaguan 34 kadetët e dy gjeneratave të kaluara të cilët jan paisur me certificatë që nga 5 marsi i 2016 dhe ende nuk janë angazhuar me punë. Ata kerkojnë nga Ministri i brendëshëm Oliver Spasovski që nga nji shtatori të angazhohen me punë.
"Zoti minister Oliver Spasovski ne kërkojmë që se bashku me 603 kandidatët e rinjë te cilëve ua nënshkruat marveshjet nga 1 shtatori që edhe ne të fillojmë me pune sëbashku si polic të ardheshëm të cilët me përkushtim do ti shërbejne shtetit", shprehet Simona Gorgievski.
Arsyetimi se nuk ka mjete finaciare sipas tyre është i pa qëndrueshëm përderisa ka konkurs të ri.
LUMTURIJE HAJRO
