Botë

Kosova në krizë politike, seanca konstituive shtyhet për të mërkuren

04.08.2017 16:49

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nxorri në pah krizën politike në të cilën ndodhet aktualisht Kosova...

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nxorri në pah krizën politike në të cilën ndodhet aktualisht Kosova, pasi deputetët e kualicionit PDK, AAK, Nisma, që duhet ta propozojë kandidatin për kryetar të kuvendit, në pamundësi për të siguruar numrat, refuzon të merr pjesë në seancë. PDK për situatën e krijuar e fajsoi Vetëvendosjen dhe LDK-në.  
                                                                                                                        
“Ne nuk do të pranojmë që asnjë parti politike të na detyrojë të bëhemi pjesë e agjendës së sajë. Ne na vjen keq që kryesuesi I séances konstituive të instrumentalizohet politikisht nga partia e tij, duke mos u dëshmuar në lartësinë e detyrës për të cilën është përcaktuar. Ne jemi të vendosur për të vijuar seancën konstituive pasi të arrihet një frymë e mirkuptimit ndërmjet konsultimeve partiake paraprake”, shprehen nga PDK.   
 
Por Glauk Konjufca nga VEtëvendosje dhe Abdulla Hoti nga LDK fajtorin për bllokadën e shohin te koalicioni PAN, I cili siç than ata duhet të ndryshoj kandidatin për kryeparlamentar pra ai të mos jetë Kadri Veseli.   
 
“Qytetarët po e kuptojnë se kush është bllokuesi I institucioneve të republikës së Kosovës, jan ata që nuk janë të pranishëm këtu sot”, shprehet Glauk Konjufca nga VV.    
 
“Është e pa faljshme që institucionet e vendit nuk po krijohen duke e monopolizuar të drejtën e tyre. Ne duhet tu nënshtrohemi rregullave demokratike që nënkupton shumica themelon institucionet”, shprehet Abdulla Hoti nga LDK.  
 
Ata njëherit kërkuan që kualicioni PAN të heq dorë nga kushtëzimi që Kadri Veseli të tërhiqet nga kandidimi për kryeparlamentar, me kushtin që të votohej Ramush HAradinaj për kryeministër.
 
I vetmi nga koalicioni PAN që ishte i pranishëm në sallën kuvendore ishte deputeti i NIsmës për Kosovën  Milaim Zeka, I cili pati polemikë të ashpër me kryesuesin e seances Adem Mikollovci, ndërsa ishte kritik edhe ndaj partnerëve të kualicionit.   
 
“Banu ma serioz se edhe dje ke bër disa gabime por ti kam falur për shkak të moshpës dhe mos më detyro me e bojkutu këtë seancë dhe mos të bëhet këtu si me qen odë primitive sepse ky është parlament.Dje kam thënë para gazetarëve, ata të cilët u vonuan dje kolegt e mi të partive të mija kan menduar se po vijnë në fush të futbollit e jo në parlament, me u bërë horë para korrit diplomatic botëror dhe para qytetarëve të Kosovës”, shprehet Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën.      
 
“Regjia ndërpreje, Milaim nuk ka debat. (Milaim Zeka: Nëse vazhdoni me këtë logjik e shihni se ku do të shkojmë). Le të shkojmë ti shko në vendin tend, ne vazhdojmë punën tone”, shprehet kryesuesi i séances konstituive Adem Mikollovci. 
 
Ndërkoh kryesuesi i seances Adem Mikollovci thirri në koordinim parti politike dhe me insistim të koalicionit PAN pranoi kërkesën që deri të mërkuren e javës së ardhëshme të mos vazhdohet seanca konstituive.  
 
Ndërkohë Lista Serbe në një kumtesë për media ka sqaruar se deputetët e sajë nuk kanë marr pjesë në seancën e sotme konstituive pasi “u jep hapësirë partive shqiptare për të gjetur numrin e mjaftueshëm të votave për të vazhduar punën e Kuvendit të Kosovës”.
 
GYLTENE SINANI