Maqedoni
Moti: Temperatura mbi 40 gradë, Maqedonia në fazën e portokalltë
04.08.2017 17:11
Maqedonia këtyre ditëve është kapluar nga temperatura të larta, ndërsa metereologët njoftuan se vendi...

Maqedonia këtyre ditëve është kapluar nga temperatura të larta, ndërsa metereologët njoftuan se vendi është përfshirë nga faza e portokalltë me temperature prej 35 deri në mbi 40 gradë celsius.
Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që personat mbi moshën 60 vjeç dhe gratë shtatzëna prej të premten deri të dielën të lirohen nga obligimet e punës, shmang’jen e aktiviteteve në qiell të hapur në periudhë prej orës 11 deri në orën 17, ndërsa kopshtet e fëmijëve, të mos i nxjerrin fëmijët jasht.
Qytetarët e anketuar për TVM2 janë të vetëdijshëm që vendi është kapluar nga temperaturat e larta, por thonë se janë të detyruar të dalin jashtë përshkak të obligimeve të shumta.
“Kryejmë punët, detyrat që i kemi, dhe ikim për tu freskuar në shtëpi, se përndryshe temperaturat e larta nuk përballohen, dhe për at arsye e kam me vete kapelën”…
“Është shumë nxehtë, ka shumë pleq që kanë shtypje të lartë, Mjekët kanë rekomanduar që të qëndrojmë në shtëpi, kur të fillon faza e portokalltë. Kemi dalë se këtu e kemi ekzistencen, e kemi patjetër të dalim edhe në këto kohë, se kam familje, fëmijë, duhet të punoj për tu dërguar të holla në shtëpi”…
“Këshillat e mjekëve në përgjithësi janë të njohura, që duhet konsumuar ushqim I lehtë, duhet veshmbathja të jetë e ndritshme, që don të thotë të vishemi me ato ngjyra që nuk i absorbojnë aq shum rrezet e diellit. Për arsye imediate, përshkak se e ndjej që kamë kondicion të mirë. Temperaturat e larta i përballojmë me vështirësi po skemi ctë bëjmë, se përndryshe në qoftë se nuk kemi arsye nuk dalim. Freskohemi me ujë, me lëngje dhe perime”...
“Neve nuk mund të qëndrojmë mbyllur në shtëpi, skemi ctë bëjmë , jemi penzionerë, un jam edhe i sëmurë, dhe për at arsye kemi dalë. Qëndroj nën hije, kam ujë me vehte”, shprehen qytetaret.
Temperaturat më të larta priten të jenë gjatë fundjavës, ku temperatura maksimale në vend do të arrijë 42 gradë.
Nga e hëna, në orët e pasdites pritet të ketë paraqitje të mjegullave lokale, mirëpo UV Indeksi edhe më tej do të vazhdoj të jetë në nivel të lartë në vlerën 9.
Në ditët në vijim, shumë rajone të vendit do të jenë ne fazën e portokalltë dhe do të përballohen me rreziqe nga temperaturat e larta.
