Maqedoni
Gjykata e Apelit, përgjimet do të vlejnë për rastin shuplakat
04.08.2017 17:25
Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale për vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1...

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale për vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 për lëndën lidhur me ngjarjet e dhunshme në Komunën e Qendrës gjatë qershorit të vitit 2013, dhe solli vendimin që, provat e grumbulluara nga materialet e përgjuara mund të përdoren si argument në procedurën penale.
“Gjykata e Apelit Shkup, më 04.08.2017 ka sjell vendi, me të cilin e pranoi ankesën e Prokurorisë publike për ndjekje të veprave penale që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve dhe ka shfuqizuar vendimin e sjellë nga Gjykata themelore Shkupi 1 me të cilin nga materialet e lëndës janë larguar materialet e incizuara të prezantuara si prova në lëndën lidhur me ngjarjet në Komunën Qendër. Me këtë vendim provat e siguruara nga materialet e përgjuara mund të përdorën si argument në procedurën penale”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.
Të akuzuar në rastin “Shuplakat” janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe zyrtarë tjerë, pasi në bisedat e përgjuara dëgjohet se si ish kryeministri Nikolla Gruevski porosity shuplaka për kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
ZËRJETA JAHJAGA
