Maqedoni

Agjensia për supervizion dhe siguri, rritet sigurimi i pronave nga fatkeqësitë

04.08.2017 17:40

Këtë vit është vërejtur rritje prej 3 % e sugurimeve të pronës nga fatkeqësitë natyrore si tërmetet...

Këtë vit është vërejtur rritje prej 3 % e sugurimeve të pronës nga fatkeqësitë natyrore si tërmetet, vërshimet dhe zjarret.
 
Kjo kontribon në zvogëlimin e cmimit të sigurimit theksonë nga Agjensia për supervizion dhe siguri.
 
Pozita gjeografike e vendit është e tillë që mundë të rezikohet nga fatkeqësi natyrore  dhe ka gjasa të mëdha që në shtator përfaqësues të Bankës Botërore dhe të Qeverisë të promovojnë idejën për sigurim masovik nga këto reziqe thekson Klime Popovski nga Agjensia për supervizion dhe siguri.                                                             
“Në mënyrë automatike bien edhe cmimet dhe i tërë shteti do te ndahet në zona të ekspozuara nga rreziqet për tërmet.Normalisht jo në gjithë teritorin qytetarët do të paguajnë cmim të njejtë pasi që e gjithë teritori është i ekspozuar në shkalla të ndryshme të tërmeteve të mundëshme”, shprehet Klime Popovski nga Agjensia për supervizion dhe siguri.
 
Qytetarët më së shumti nënshkruajnë polisa sigurimi për autospërgjegjësi ndërsa rritet edhe numri I sigurimeve Kasko thotë Popovski.Kartoni i gjelbërt për të cilin një kohë të gjatë besohet se është ngarkesë për qytetarët dhe paguhet shtesë si sigurim i zgjeruar për autopërgjegjësi Agjensioni propozon dy zgidhje edhe atë liberalizimin e sigurimit apo aplikimin e kartonit të gjelbërt  si të detyrueshëm për të gjithë.
 
Popovski siguron se në Maqedoni paguhet cmimi më i ulët i kartonit të gjelbërt dhe mesatarja e sajë shënon vlerën prej 89 euro.
 
Ndërkaq mesatarja e Kartonit të gjelbërt në Shqipër shënon 130 euro,Mal të Zi 150 ,Sërbi 110 euro.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI