Maqedoni
VMRO DPMNE: huamarrja e qeverisë rritet; LSDM: është kthyer hua prej 50 milion eurosh
04.08.2017 17:56
Shumica qeveritare dhe opozita edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar përplasjet rreth ribalancit të buxhetit...

Nga VMRO DPMNE janë kategorik se me rebalansin shkurtohen investimet kapitale dhe zvogëlohen paratë për arsim shëndetësi,polici dhe armatë dhe punësohen kuadro partiak.Sipas tyre ky rebalans nuk mundëson rritje të standardit të qytetarëve.
“Me këtë ribalans nuk ka pensione më të mëdha,nuk ka rroga më të mëdha për arsimtarët mjekët,nuk ka as subvencione për bujqit nuk ka rritje të standardit për qytetarët por ky rebalans është me qëllim që të kycen kuadrot partiak të LSDM”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev.
Por nga LSDM me kundër përgjigje se vetëm me realizimin e projektit Shkupi 2014 VMRO ka harxhuar shuma marramendëse dhe ka zgjedhur që paratë e popullit ti shpenzojë në fasada.
"30 milion ka kushtuar shtabi i VMRO DPMNE-së mundeshit të ndërtonin spitale me këtopara por paratë e popullit i shpenzuat për ndërtimin e fasadave të gispsit që ne i shkurtojmë me këtë buxhet, ribalansi është rezultat i dëmit që ju e shkaktuat me paratë e popullit”, shprehet deputetja e LSDM-së, Kuzmanovska Katerina.
VMRO kritikoi Qeverinë edhe për marrje të huave dhe për faktin se kopjohen politikat e mëparshme të VMRO së.
“Kaluan 70 ditë prej kur profesor Tevdov është Ministër i Financave dhe kemi 110 milion euro hua plotësuese me crast për cdo ditë Maqedonia merr hua prej 1.5 milion euro.A do të thotë kjo se huatë e mëparshme kanë qenë të nevojshme por vetëm është kritikuar për fitimin e poenave politik dhe tani Ministri Tevdov udhëheq të njejtën politikë”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
Ndërkohë Ministri i Financave Dragan Tevdov demanton VMRO-në duke bërë të ditur se është ktyer edhe hua prej 81.9 milion eurosh.
“Në muajt Qershor korrik neto hua e re është marrë në vlerë prej 1.8 miliqard denarë dhe ose 30 milion euro .Në të njejtën periudhë është kthyer hua e kredisë prej 81.9 milion euro që dmth në këto dy muja kemi kthyer 50 milion euro”, theksoi Ministri i Financave Dragan Tevdov.
Debati për rishikimin e buxhetit do të vazhdojë edhe gjatë vikendit dhe pritet të përfundojë të dielën.
FLUTURA LATIFI
