Maqedoni

Qeveria sjell vendim, paga minimale 12 mijë denarë

04.08.2017 18:12

Nga 1 shtatori planifikohet që asnjë puntor në vend të mos mer pagë më të ulët se 12 mijë denarë...

Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë në seancën e djeshme e ka miratuar propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogë minimale ku në vend të 10.800 denarëve  paga minimale do të jetë12.000 den.
 
Janë të planifikuara 1,5 miljon euro nga buxheti të ndahen për mbështetje financiare për firmat që ta paguajnë rrogën minimale, sidomos në sektorët të cilët janë më të rezikuar. Ndryshimet e miratuara të propozim ligjit, Qeveria gjatë ditës do t’ia dorëzojë  Kuvendit të RM në shqyrtim dhe miratim.
 
“Qeveria e miratoi propozim ligjin për ndryshimin e ligjit dhe plotësimin për pagën minimale dhe kështu filloi procedurën ligjore për ngritjen e pagës minimale në 12 mijë denarë.Ndryshimet e miratuara në këtë propozim ligj, qeveria gjatë ditës do ti dërgojë në parlament për miratim”, shprehet potparolli i qeverisë Mile  Boshnjakovsk.
 
Ndërkohë qytëtarët thonë se 12 mijë denarë nuk janë të mjaftueshmë për plotësimin e nevojave elementare.
 
“Kanë rritur por asgjë nuk kanë rritur,  qka do të blihet me 12.000 den vetem uji dhe rryma kushton aq. 9000 , 8000 den  na vjen rryma”...
 
“Rroga nuk na mjafton as për rrymë e as për bukë nuk mundemi ti mbulojmë”... 
“Mendoj se kjo rrogë duhet të rritet edhe më shumë”... 
 
“12.000 den  nuk janë të mjaftueshme për ta kaluar muajin,  as 16 mijë nuk janë të mjaftueshme”, shprehen qytetaret. 
 
Në séance e djeshme gjithashtu  janë sjellur  ndryshime edhe për ë Propozim-programit për mbështetje financiare për bujqit ku parashihen 10 milionë euro të reja mbështetje për bujqit. 
 
“Bëhet fjalë për  një pako me masa  aktive në vlerë prej 10 milion eurove para të cilat drejtpërdrejtë do të arrijnë në duart bujqëve, pemtarëve, blegtoreve dhe kjo do të thotë ndihmë edhe për prodhimin vendas”, shprehet ministri bujqesise Lupço Nikolovski.
 
Ndryshime do të ketë edhe në programin për zhvillim rural, ku parashihet 10 miljon euro mjete të pakthyeshme per bujqit e rinj.
 
GAZMEND KURTISHI