Maqedoni
KSHZ, e gatshme për zgjedhjet lokale
04.08.2017 19:14
Komisioni Shtetëror Zgjedhor është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve lokale në vjeshtë...

Në KSHZ po punohet në intenzitet të madh për miratimin e akteve dhe nënaktive ligjore të rëndësishme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, ndërsa njëherit po punohet edhe në implementimin e rekomandive të OSBE/ ODIHR-së dhe në listën zgjedhore.
“Ne jemi duke e bërë më të mirën e mundshme që të jenë të përgaditura të gjitha gjëra dhe të jenë në harmoni me Kodin Zgjedhor. Lista e zgjedhësve unë mendoj se është në kondicion të mirë, çështje me të cilën më tutje jemi shqyrtim me bashkëpinim me MPB-n dhe unë mendoj se kjo listë e zgjedhësve do të jetë në kondicionin e duhur”, shprehet Subhi Jakupi nga KSHZ.
Jakupi madje sqaron se në listën zgjedhore është parashikuar të vendosën edhe 29 mijë votues të kontestueshëm që nuk morrën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar për arsyje se kjo dispozit ka qenë e parashikuar vetëm për zgjedhjet parlamentare e jo dhe për zgjedhjet lokale në vjesht.
Në seancën e sotme në KSHZ gjithjashtu u miratua nevoja për përpilimin e doracakve të ndryshëm për edukimin e anëtarëve të komisioneve komunale për zgjedhjet lokale.
REXHEP QAMILI
