Bashkësitë e margjinalizuara,gjendja jo në nivel
Koalicioni i të Drejtave Seksuale të Bashkësive të Margjinalizuara në brifingun e sotëm prezantoi raportin për vitin 2013, sipas tyre, gjendja na kthen prapa dhe kjo mospërfillje e Shtetit për këtë kategori të shoqërisë ka shtuar dhunën në shoqëri, gjuhën e urrejtjes mes këtyre njerëzve......

Koalicioni i të Drejtave Seksuale të Bashkësive të Margjinalizuara në brifingun e sotëm prezantoi raportin për vitin 2013, sipas tyre, gjendja na kthen prapa dhe kjo mospërfillje e Shtetit për këtë kategori të shoqërisë ka shtuar dhunën në shoqëri, gjuhën e urrejtjes mes këtyre njerëzve.
“Raporti vjetor është bazuar në katër grupe: cenimi i të drejtave dhe indiferenca e institucioneve për të respektuar të drejtat e tyre; frika mes njëri-tjetrit e nxitur nga ana e politikanëve; cenimi i të drejtave të atyre që merren me drogë dhe mostrajtim i tyre që kanë nevojë për metadon”, - deklaroi nga KDSBM-ja, Natasha Boshkova.
Sipas këtij Koalicioni, nuk u jepen të drejta njerëzve që vuajnë nga sëmundja e SIDËS. Ata gjithashtu kanë reaguar për librat e shkollave fillore dhe të mesme, ku në 13 prej tyre është vërejtur përmbajtje homofobike, me një fjalë përmbajtje që përkrah stereotipat negative në lidhje me të sëmurit me sëmundje seksuale, se gjoja ata janë persona të devijuar.
Për këtë janë ankuar te organet kompetente dhe libri është hequr prej përdorimit. Ky Koalicion me këtë program është marrë që nga viti 2008 për gjendjen me sëmundjet seksuale-HIV, si dhe të varurit nga droga. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
