Maqedoni

Ligji për përdorimin e gjuhëve, Zyberi: Avancon përdorimin e shqipes

05.08.2017 13:48

Ligji për përdorimin e gjuhëve të Komuniteteve jo shumicë nuk pritet ti mbyll të gjitha dilemat dhe zbarazëtit për arsye se vet Kushtetuta e Maqedonisë...

Ligji për përdorimin e gjuhëve të Komuniteteve jo shumicë nuk pritet ti mbyll të gjitha dilemat dhe zbarazëtit për arsye se vet Kushtetuta e Maqedonisë e pamundëson një gjë të tillë vlerëson analisti Naser Zyberi.
 
Sipas tij Amandamenti 5, neni 7 i Kushtetutës është diskriminues në raport me gjuhën shqipe.  
 
Megjithatë Zyberi thotë se  ligji i paralajmëruar do të avansojë në mënyrë radikale përdorimin e gjuhës shqipe, falë shqiptimit të sanksioneve që do të duhet ti ndërrmer Inspektorati për përdorimin e gjuhëve me qëllim parandalimin e abuzimit me dispozitat Ligjore. 
 
“Sjellja e Ligjit ashtu sic është paralajmëruar do ta avansojë në mënyrë radikale përdorimin e gjuhës shqipe  dhe defektet që në të kaluarën i kemi pasur në shumë njësi të vet administrimit lokal sidomos në qytetin e Shkupit dhe në shumë institucine përfshi këtu ato të gjyqësorit por edhe të administrarës shtetërore dhe publike  do të jenë të detyruar që ta përdorin me një standart shumë më të lartë se ligji dhe praktika e deritanishme dhe do ti ekspozohen rrezikt të sanksioneve të gjithë ata që do të mundohen ti bëjnë bisht impementimit të të njejtit”, shprehet analisti Naser Zyberi.
 
Sipas Zyberit karakteri i ligjit në fjalë kërkon që të kalohet në lexim të parë dhe të dytë dhe të këtë debat serioz duke pasur parasysh qëndrimin e VMRO-DPMNE-së për këtë ligj.Ai nuk beson se ky Ligj do të mund të miratohen para fillimit të pushimeve verore të Kuvendit.
 
“Unë mendoj se shumica e dispozitave të Ligjit janë të harmonizuara mes partnerëve të kualicionit por sido që të jetë do të duhet një kohë pak më e gjatë se sa 8 ose 6 Gushti kur është afati kur Kuvendi pritet të Shkojë në Pushim.Do të ishte mirë sikur ky Ligj të aprovohej sëpaku para zgjedhjeve lokale sepse Kryeparlamentari ka paralajmëruar se me 6 do të jetë data e shpalljes së zgjedhjeve lokale .Shpallja e zgjedhjeve lokale nënkupton një kohë parlamënti të është jasht funksionit dhe kjo do ta pamundëson sidomos kur qeveria ka paralajmëruar se do ta dërgon ligjin në eskpertizë në Komisionin e Venedikut.Mendoj se nuk është shumë e rëndësishme se Ligji do të aprovohet një muaj para apo pas me rëndësi është cfarë Ligji do të aprovohet ,më rëndësi është cilësia dhe përmbajtja e tij”, shprehet analisti Naser Zyberi.     
 
Kryeministri Zoran Zaev është deklaruar hapur se Ligji për përdorimin e gjuhëve të Komuniteteve jo shumicë do të miratohet para zgjedhjeve lokale por që do të hyjë në fuqi pasi të japë mendim Komisioni I Venedikut,nëse draft propozimi I këti ligji është në pajtim me Kushtetutën.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI