Botë

Vërshimet në Kaliforni, banorët: Na duhen traktorë të heqim dheun

05.08.2017 15:12

Kalifornia është përfshirë nga moti i keq dhe vërshimet këtë javë...

Uji që erdhi papritmas, mbuloi me gurë e baltë rrugë, shtëpi e makina. Tashmë që ujrat janë tërhequr, pronarët e shtëpive po vlerësojnë dëmet. 
 
“Ju kam thënë të gjithëve të sjellin me vete traktorë. nuk e di se ku duhet ta hedh gjithë  këtë dhe. erdhi që nga ajko anë e rrugës pra në shtëpinë time janë mbledhur gjithë plehrat e lagjes , asnjëherë se kam pasur kopshtin në këtë gjendje“, shprehet banore e qytetit Acton, Cynthia Osuna.
 
“Mu kujtua Luiziana , kur u përmbyt dhe njerëzit ecnin me varka, ashtu u ndjemë edhe ne“, shprehet banore e qytetit Acton, Carol Hammett.
 
Tani që rreziku I vërshimeve duket se ka kaluar për momentin, banorët kanë përveshur mëngët për të pastruar atë që la pas stuhia që zgjati vetëm 30 minuta.