Maqedoni
Lidhja hekurudhore me Bullgarinë, Sugareski: Do ta ndërtojmë dhe modernizojmë
05.08.2017 15:41
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, vlerëson se Memorandumi për zhvillim të hekurudhës , I nënshkruar me Republikën e Bullgarisë...

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, vlerëson se Memorandumi për zhvillim të hekurudhës , I nënshkruar me Republikën e Bullgarisë, është parakusht për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim të rajonit, si dhe hap i rëndësishëm përpara në lidhje me investimet e përbashkëta për përfundimin e Korridorit 8 drejt lindjes.
“Me Memorandumin detyrohemi ta ndërtojmë dhe modernizojmë hekurudhën deri në kufirin me Bullgarinë, ndërsa Qeveria e Bullgarisë detyrohet ta ndërtojë hekurudhën deri në kufirin tonë, me çka tërësisht do ta rrumbullaksojmë ndërlidhjen hekurudhore. Gjatësia e përgjithshme që duhet të ndërtohet deri në kufi me Bullgarinë është rreth 89 kilometra. Ndërtimi fillimisht është ndarë në tre akse, ndërsa procedurat për të gjitha tre akset tashmë kanë filluar. Ndërtimi i aksit Kumanovë - Bellakovcë është në fazën e realizimit, ndërsa mjetet në vlerë prej 46 milionë eurove janë siguruar nga Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Në pjesën nga Bellakovc deri në Kriva Pallankë në gjatësi prej 34 kilometrave, në fazë përfundimtare është procedura e dokumentacionit teknike. Në Samitin e Triestes , Maqedonisë i është ndarë grant me mjete të pakthyeshme në vlerë prej 70 milionë eurove nga ana e BE-së. Këto para do të shfrytëzohen për ndërtimin e këtij aksi të BE-së, duke zvogëluar kështu debinë kredituese ndaj BERZH-it. Është shumë me rëndësi që Maqedonia të ketë grup funksional edhe ndaj perëndimit sepse në atë mënyrë do ta rrumbullaksojmë Korridorin 8, i cili është një nga korridoret e rëndësishme panevropiane në rajon, tha Sugarevski.
