Maqedoni

Zjarret ende aktive, Nikollovski: Institucionet janë në terren

05.08.2017 16:07

Zjarret në Matkë dhe në fshatin Trebovle afër Makedonski Brodit ende janë aktiv, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza...

Zjarri afër digës Matkë vetëm tymos në terren të pakalueshëm afër digës dhe por për fat të mirë nuk po  përhapet dhe ekipet e ndarhyrjes po e ndjekin me kujdes.
 
Në shuarjen e zjarrit afër Trebovles, janë angazhuar edhe pjestarët e ARM-së dhe banorët vendas. Janë aktiv edhe zjarret në fshatin Drenovë në vendin Drenovska Korija ku është përfshirë pyll me lis, ah dhe hir, në shpatat e Jakupicës së Epërme ku terreni është i pakalueshëm dhe mbi manastirin “Shën Spasi” afër Bogomilës.
 
Zjarre aktive ka edhe në fshatin Dren – Smollan, në fshatin Mogilec dhe në fshatin Blizansko.Sipas QMK-së, zjarri në fshatin Sllatinë është me intensitet të zvogëluar në disa vende po digjen drunj të ulët. Ministri i bujqësisë , Nikollovski, qëndroi sot në Moranë
 
“Në këto momente, më me rëndësi është që të mbahet qetësia, ndërsa qytetarët të kenë besim në institucionet që janë në terren,  Institucionet qeveritare, së bashku me përfaqësuesit e Qendrës për menaxhim me kriza dhe NP "Pyjet e Maqedonisë" gjejnë mënyrë për lokalizim më të shpejtë të zjarrit”, theksoi ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Lupço Nikollovski.
 
Në Moranë zjarri aktualisht është lokalizuar. në Më shumë lokalitete  Tani për tani nuk ka nevojë për intervenim të aeroplanëve ose helikopterëve sepse intensiteti i stuhive të zjarri është zvogëluar.
 
Zjarri në fshatin Rastesh ku janë rrezikuar shtëpitë, është vënë nën kontroll nga ushtria dhe banorët lokal, por nuk përjashtohet që gjatë ditës për shkak të temperaturave të larta të përhapet drejt Zagradit dhe Bitovës.