Maqedoni
Ribalanci i buxhetit, akuza të ndërsjella LSDM -VMRO DPMNE
05.08.2017 16:35
Deputetët e LSDM së dhe VMRO DPMNE së vazhduan me dinamikën e njejtë të akuzave të ndërsjella sa i përket ribalansit të buxhetit...

Sipas opozitës me shkurtimin e harxhimeve të cilat Qeveria i vlerëson si joproduktive, do të arrihet që të sigurohen të holla për punësime partiake.
Nga VMRO pyetën si si Qeveria planifikon tërheqjen e investimeve të huaja pa promocion ekonomik ,dhe a paraqesin punsimet e përkohshme harxhime produktive
“VMRO DPMNE për shkak të zgjedhjeve parlamerntare i rriti pagat e arsimit me crast vuri në pikpyetje dhënien e pagave , pensioneve dhe shërbimeve shëndetësore .Qeveria e re do të ndërtojë, nuk do vjedh si e mëparshmja”, shprehet deputetja e LSDM-së, Mileva Gjorgjieva.
“Për juve harxhim produktiv është në thojëza për shërbime në administratë,12 milion denarë për punësime të përkohshme dhe 62 përt shërbime në MPJ ju dicka tjetër premtoni kur jeni në opozitë dhe tjetër gjë realizoni në pozitë”, shprehet deputeti i VMRO DPMNE-së, Ivan Ivanov.
“Nëse për ju harxhim produktiv është blerja e mercedesit në vlerë 600 mij euro me ekran dhe masazherë,blerja e syzave të diellit prej 60 mij euro,mbjellja e palmave a janë këto për ju harxhime produktive.Qeveria duhet ti shkurtojë këto harxhime joproduktive që nuk përmirësojnë jetën e qytetarëve”, shprehet deputetja e LSDM-së, Keti Smilevska.
Ribalansi kujdeset për karakterin multietnik të shtetit tha Deputetja e LSDM së Gjylymsere Kasapi.Ndërkohë Depueti I VMRO DPMNE Dragan Cuklev kërkoi sqarim konkret.
“Ofron zhvillimim të barabartë dhe të qëndrueshëm në tërë territorin e Maqedonisë dhe është evidente se i njejti kujdeset për karakterin multietnik të shtetit.Për këtë na sigurojnë shumë projekte sidomos në sferën e arsimit”, shprehet deputetja e LSDM-së, Gjylymsere Kasapi.
“Nuk treguat konkretisht se ku ky rebalans e paraqet karakterin multietnik të shoqërisë a do të thotë kjo se buxheti i miratuar nga VMRO DPMNE nuk ka pasqyruar karakterin multietnik”, shprehet deputeti i”, shprehet deputeti i VMRO DPMNE-së, Dragan Cuklev.
Debati për ribalansin e buxhetit do të vazhdojë edhe të dielën.
FLUTURA LATIFI
