Maqedoni

Likovë, Rrahmani: shkollat gati për vitin e ri shkollor

05.08.2017 17:00

Si kurrë më parë shkollat fillore dhe Gjimnazi “ Ismet Jashari “ janë të përgatitura për vitin shkollor...

Si kurrë më parë shkollat fillore dhe Gjimnazi “ Ismet Jashari “ janë të përgatitura për vitin shkollor, pohon përgjegjësi për arsim në Komunën e Likovës Xhevdet Rrahmani, pasiqë të gjitha shkollat janë të rinovuara tërësisht dhe janë të pajisura me nxemje qendrore .
 
“Përgaditjet në të gjitha shkollat janë bërë, kështu që , siç e dini vitin e kaluar në katër shkolla qendrore kemi bërë renovimin e tërësishëm përfshirë edhe nxemjen qendrore. Sivjet planifikojmë në sh.f. “ Faik Konica “ në fshatin Sllupçan të bëjmë edhe nxemjen qendrore, kështu që të gjitha shkollat qendore  në komunën e Likovës do të bëhen me nxemje qendrore” thotë Xhevdet Rrahmani përgjegjës për arsim në Likovë.
 
Ndryshe në shkollat e Komunës së Likovës mësimin fillor dhe atë të mesëm e vijojnë mbi 3500 nxënës, duke shënuar rritje të numrit për 10 për qind në dy vitet e fundit .
 
“Vitin e kaluar shkollor 2016/17 në klasat e para kemi rritje të nxënësve për 10 përqind . Edhe sivjet do të kemi një rritje të tillë dhe sipas regjistrimit deri në 31 maj numri është në kontinuitet si vitin e kaluar. Në komunën e Likovës kemi mbi 3000 nxënës në shkollat fillore, kurse në gjimnazin “ Ismet Jashari “ 500 nxënës. Mendoj që këtë vit shkollor do të jemi me kushte më të mira dhe procesi edukativo arsimor do të zhvillohet në kushte normale “ nënvizoi Xhevdet Rrahmani përgjegjës për arsim në Likovë.
 
Sipas Xhevdet Rrahmanit në këtë fillim viti shkollor nuk do të ketë probleme as me aspektin kadrovik, pasiqë në të gjitha shkollat janë të punësuar kuadro me përgaditje adekuate shkollore.
 
NEXHAT AQIFI