Energjia e ripërtërishme, kërkohen lehtësime të procedurave

09.06.2014 15:13

Sipas drejtori të Agjencisë për Energji, Aleksandar Dukovski, vendi ynë duhet fokusuar pikërisht në lehtësimin e këtyre problemeve..........

Dhënia  e ngadalshme e licencave dhe  procedura e stërzgjatur për marrjen e lejes së ndërtimit, janë problemet kryesore me të cilat ballafaqohet sektori privat gjatë investimeve të burimeve të energjisë së ripërtërishme, theksuan pjesëmarrësit e forumit të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Sipas drejtori të Agjencisë për Energji, Aleksandar Dukovski, vendi ynë duhet fokusuar pikërisht në lehtësimin e këtyre problemeve.

“Barrierat më të shpeshta të cilat ballafaqohen investitorët në shumicën e rasteve, është dhënia e ngadalshme e licencave dhe procedura e stërzgjatur e transformimit të tokës gjatë marrjes së lejes së ndërtimit, e cila jogjithmonë varet nga institucionet të cilat i japin këto leje të ndërtimit, por shpesh herë varet nga legjislacioni që kemi. Angazhimi  ynë dhe i Ministrisë është që gjithë kjo të shkojë në mënyrë pak të shpejtuar dhe  të kemi komunikim më të shpejtë ndërmjet institucioneve përkatëse dhe investitorëve”, - deklaroi drejtori i Agjencionit për Energji, Aleksandar Dukovski.

Në forumin e tretë të faktorëve dhe të palëve të interesuara për burimet rinovuese të energjisë, morën pjesë shumë përfaqësues të  sektorit privat, të  Odave Ekonomike dhe përfaqësues të projektit të USAID-it, që ka të bëjë me investimet  në  energjinë e pastër.

Një ndër  propozimet e tyre është edhe harmonizimi i tërësishëm i  kornizës ligjore të energjisë me atë të BE-së. (Rexhep Qamili, TVM2)