Maqedoni

ITSHKSH: Mjaft me lojra politike, jemi institucon shkencor

05.08.2017 19:11

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, reagon ashpër ndaj atyre që i cilëson si paradokse dhe lojëra partiake- politike...

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, reagon ashpër ndaj atyre që i cilëson si paradokse dhe lojëra partiake- politike ndaj këtij institucioni të pavarur hulumtues shkencor.

Instituti ka marrë një kërkesë nga Shoqata e Avokatëve Kostiq, e cila thirret në një autorizim të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, sipas të cilit më 5 gusht, do të mbahet mbledhje urgjente konstituive e Këshillit Drejtues.

Nga ITKSH përkujtojnë se instituti nuk ka Këshill Drejtues por vetëm Këshill të përbërë nga 6 anëtarë të brendshëm të ITKSH-së dhe 3 anëtarë të jashtëm, të cilët i emëron Qeveria. Kjo  lajthitje institucionale- qeveritare ,  nuk i shërben depolitizimit, për të cilin flasin gojën plot drejtuesit e Qeverisë së re të Zaevit thuhet në reagim.

Mbledhjet e Këshillit i cakton kryetari i Këshillit varësisht nga nevojat që ka Instituti, e jo ndonjë organ tjetër e aq më pak ndonjë Shoqatë e Avokatëve përkujtojnë nga ITKSH nga i cili pyesin  se kujt i shërbejnë për nder këto presione të pushtetit ndaj punës së një instituti shkencor?!