Botë
Aksident ne Turqi: 6 të vdekur , 36 të lënduar
05.08.2017 20:08
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi me pasojë 6 të vdekur dhe 36 të lënduar.
Aksidenti ndodhi në rajonin Amasya kur, për arsye ende të panjohura, autobusi i cili ka bartur pasagjerë ka humbur kontrollin duke rrëshqitur nga rruga.
Në vendin e ngjarjes ndodhet një numër i madh i auto-ambulancave dhe ekipeve të shpëtimit, të cilët po trajtojnë të lënduarit.
Personat e lënduar po transportohen në spital, ndërkohë që po bëhet edhe identifikimi i udhëtarëve që humbën jetën.
