"SERIE A"

Inzaghi në krye të AC Milan

09.06.2014 15:38

Gjiganti italian ka publikuar një komunikatë në faqen zyrtare ku ka njoftuar për shkarkimin e strategut holandez, dhe zëvendësimin e tij me ish sulmuesin e ekipit, Filippo Inzaghi.......

Clarence Seedorf nuk është më trajner i Milanit. Gjiganti italian ka publikuar një komunikatë në faqen zyrtare ku ka njoftuar për shkarkimin e strategut holandez, dhe zëvendësimin e tij me ish sulmuesin e ekipit, Filippo Inzaghi.

Inzaghi ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2016 dhe do të promovohet në skuadrën e parë pas punës së suksesshme me ekipin e të rinjve të Milanit.

Ndërsa, Seedorf largohet nga detyra pas vetëm disa muajsh angazhimi kur zëvendësoi Massimiliano Allegrin e shkarkuar në janar.

Rezultatet e Milanit u përmirësuan me Seedorfin por raporti i tensionuar mes tij dhe krerëve të klubit bëri që palët të ndahen.