Maqedoni
Stina e verës, burim i infeksioneve, Infektologët: Kujdes çfarë konsumoni
06.08.2017 12:39
Vera është stina më e preferuar për shumë njerëz, por stina në vete mbart shumë burime infeksioni të cilat mund të shkaktojnë pasoja...

Vera është stina më e preferuar për shumë njerëz, por stina në vete mbart shumë burime infeksioni të cilat mund të shkaktojnë pasoja të rënda në shëndetin e njerëzve.
Gjatë kësaj periudhe më të përhapura janë intoksikimet alimentare të cilat merren nëpërmejt ushqimit, I cili në këto temperature të larta duhet të ruhet në kushte të vecanta. Fluski më I madh I pacientëve që kërkojën ndihmë në klinikën infective janë ato me infeksion gastrointestinal.
“Do të kisha përmendur rastet të cilat I kemi si infeksione gasto intestinale, të cilat janë konform teperaturave të larta dhe I kemi me shpeshtësi ma të madhe në klinikën për smundje infective, paraqiten shumë pacient,ka një fluks të madh I cili është në përputhshmëri me stinën.Shakatarë si zakonisht janë viruset e ndryshme, bakteriet të cilat I marrim nëprmjet ushqimit dhe mund ti shakktojnë këto smundje.Produktet e mishit, qumshtin, mos ruajtja e tyre në kushte adekuate për shkak të tëperaturave të larta, mund të jenë një burim I një ifeksioni bakterial, apo burim I një itoksikimi alimetar”, shprehet infektologu Fadil Cana.
Simptologjia e të prekurve prej infeksioneve gastroitestinale prej bakterieve dhe prej viruseve të njohura si eterokolite, shfaqet me vjellje, bakrqitje,molisje, rritje të teperaturës, humbje të aktivitetit fizik dhe psiqik shpesh herë duhet tu nenshtrohen terapive me rigoroze që të hospitalizohen, thotw infektologu tha mjeku Fadil Cana .
Pothuajse të gjitha bakteriet dhe mikrooganizat I marrim nëpërmjet ushimit, prandaj mjeket rekomandojë që të kemi kujdes me ushqimin dhe higjenën e trupi vecanërisht të duarve. Ushqimet duhen larë dy herë më shumë se zakonisht, qumështi duhet zier edhe pas pikës së vlimit, mishi nuk duhet lënë gjysëm I pabërë në këtë stinë.
Teperatura ideale për zhvillimin dhe shumimin e mikrooranizmave është 37-38 gradë C.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
