Maqedoni

Vazhdojnë vatrat e zjarreve, gjendje krize në Çashkë dhe Makedonski Brod

06.08.2017 13:35

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën dhe rajonin, kanë favorizuar përhapjen e vatrave të zjarrit...

Qeveria e Maqedonisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në territorin e dy komunave, në Cashkë dhe Makedonksi Brod.
 
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, deklaroi se situata është e renduar dhe mund të përkeqësohet, por gjendja e krizës nuk do të thotë se situata ka dalë nga kontrolli, por sepse duhetn koordinuar veprimet.
 
Nëse nuk do të shpallej gjendja e krizë, barra do tu mbetej njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. 
 
“Vendimi është marrë me qëllim që institucionet kompetente të mund të koordinojnë aksionet për përballje me këtë situatë ,në mënyrë sa më efikase. Temperaturat e larta do të vazhdojnë dhe kjo shton mundësinë për shtimin e zjarreve. kjo ëhstë një nga masat për të garantuar sigurinë e qytetarëve në këto rajone deri në shuarjen e tërësishme të zjarreve. të gjitha instotucionet përgjeghjëse janë angazhuar të kycen në ndihmë të përballjes me situatën”, shprehet ministri i punëve të brendëshme, Oliver Spasovski.
 
Spasovski ftoi qytetarët të ndihmojnë institucionet , por para së gjithash të kenë kudes të mos bëhen shkaktarë për shpërthimin e zjarreve nga pakujdesia. me apel që të jejtët të lajmërojnë urgjentisht sapo të vërejnë një vatër të re zjarri.