Maqedoni
Hasanbegu 1 vit pas vërshimeve, banorët ende presin dëmshperblimin e plotë
06.08.2017 14:06
Një pjesë e banorëve që pësuan nga vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar, ende presin dëmshpërblimin e plotë për shtëpitë e tyre të përmbytura...

Ndonëse ka kaluar 1 vit nga fatëkeqësia natyrore që kaploi Hasanbegun dhe Haraçinën, shumica e banorëve ende nuk I janë kthyer jetës normale. Shumë prej tyre, nuk kanë ku të kthehen, pasi shtëpitë kanë qenë shumë të vjetra edhe para vërshimeve, dhe uji e balta shkatërruan gjithcka tjetër.
Shumë prej atyre që nuk mund të rindërtojnë shtëpitë vetë, aktualisht jetojnë në një dhomë të vetme, në pritje të rindërtojnë shtëpitë e filluara me para hua dhe me ndihma nga familjarët.
Ata thonë se dëmshpërblimi i dhënë nga shteti , ka qenë minimal dhe ti I tillë nuk mjafton as për karabinanë
“Në ka dihmuar vëllezria dhe shoqëria se përndryshe do të kishim mbetur ende në rrugë. Disa kanë marrë ndihma të mëdha nga shteti por ne këtu jo”…
“Kjo shtëpi u ndërtua me ndihmat e familjarëve, të afërmëve, të dashëmirësve dhe me ndihmën e huave që kemi marr. Besojmë dhe shpresojmë se do të punojmë dhe do ti shlyejm të gjtiha borxhet se nga shteti deri tani kam marr shumë pak të holla sa për të ndërtuar murin e jashtëm rrethues e asgjë më tepër ”…
“ Unë personalisht për vete kam 9.500 euro hua dhe ende nuk mund të përfundoj të paktën njërën shtëpi” …
“ Në të shumtën e rasteve kush ka mundur të rregulloj shtëpinë vetë , se nga shteti nuk ka pasur diçka që do të mundësonte kushte reale për të rikthyer në shtëpi”…
“Në shtëpi kam pasur dëm rreth 8 mijë euro, ndërsa nga shteti kam marr vetëm 2.500 euro, ndërsa për dëmi i lokalit afarist prej rreth 5 mijë eurove dëmshpërblim ende nuk kam marr”, shprehen te anketuarit.
Por ky nuk është problem i vetëm që i mundon banorët e Hasanbegut. Një vit pas vërshimeve, shumica e banorëve nuk kanë arritur t’i marrin as dëmshpërblimet e premtuara për automjetet të cilën u shkatërruan , edhe pse u premtua se cdo automjet I dëmtuar do të dëmshpërblehet.
“E bënë process-verbalin për regjistrimin e automjetit tim të dëmtuara nga vërshimet por nuk më dhanë asnjë qindarkë”…
“Kam pasur tre vetura të shkatërruara tërësisht nga vërshimet kanë bërë vlersimin por ende nuk ka kurr farë përgjigje për këtë punë”...
“Na premtonin në fillim se do të dëmshpërblehemi për automjetet por asgjë. Mi vlersuan veturat në vler prej mbi 6. Mijë eurove ndërsa asnjë qindark nuk na dhanë“, u shprehen te anketuarit per TVM2.
Me vendim qeveritar, u parashikua që deri në fund të vitit 2016 të dëmshpërblehen të gjitha banorët e zonave të përmbytura, që kishin paraqitur dëmet e pronës së tundshme e të patundshme, dëmet në atuomjetet motorike, sipërfaqes së dëmtuar bujqësore dhe dëmet në bagëti.
Nga Qeveria deri tani nuk japin detaje se çfarë saktë ka ndodhur brenda këtij viti me procesin e dhënies së dëmshpërblimeve për këta banorë. Nga vershimet e 6 gushtit u dëmetuan mbi 5 mijë shtëpi, ndërsa dëme të mëdha u shkaktuan edhe në infrastrukturë.
REXHEP QAMILI
