Maqedoni
Dita që ndryshoi botën, 72 vjet nga bomba atomike në Hiroshima
06.08.2017 14:45
Me tingujt e këmbanës dhe në heshtje të thellë, Japonia shënoi 72 vjetorin e sulmeve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki...

Japonia është vendi i vetëm në botë që vuajti pasojat e një sulmi bërthamor nga Shba-të në vitin 1945.
Në Hiroshima bomba vrau 70.000 njerëz, në katër muajt e ardhshëm, si pasojë e sulmeve atomike vdiqën afër 200.000 njerëz. 74 mijë të tjerë u vranë në Nagasaki.
Është e pamundur të përcaktohet bilanci i pasojave të rrezatimit në vitet pas lëshimit të bombës. Kryeministri Shinzo Abe, në përkujtimin memorial në pikën zero, kërkoi një botë pa armë bërthamore.
“Të fokusohemi të gjithë në një botë pa armatim bërthamor. na duhet bashkëpunim nga të gjitha vendet edhe nga ata që kanë edhe nga ata që nuk kanë arsenal bërthamor. Ne jemi të gatshëm të drejtojmë komunitetin ndërkombëtar duke I inkurajuar të gjitha këto vende të heqin dorë nga ky lloj armatimi”, shprehet kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.
Shba-të justifikuan sulmet me bomba, se permes tyre shpëtuan miliona jetë të tjera, duke parandaluar zgjatjen e konfliktit të përgjakshëm. Ish presidenti Obama, ishte presidenti I parë amerikan që vitin e kaluar vizitoi Hiroshimën.
Japonezët vazhdojnë të kritikojnë marëveshjen e OKB-së për armatim, për të cilën votuan 9 nga vendet të cilat kanë arsenal bërthamor.
MIGENA GORENCA
