Maqedoni

Vapa në kulm, Reçica e vogël, pa ujë për pije; problemi i ujit në Tetovë, Ceka: Ujë ka , por ai keqpërdoret

06.08.2017 16:00

Problemi i ujit të pijshëm për një pjesë të banorëve të Recicë se vogël nuk kanë fund..

Problemi i ujit të pijshëm për një pjesë të banorëve të  Recicë se vogël nuk kanë fund, vecanërsiht gjatë mujve të verës ku edhe ajo  pikë uji që vinte në ceshmat e tyre gjatë këtyre muajve nuk rrjedh .
 
Banorët presin një zgjidhje afatgjate pasi sic shprehen ata , pa ujë në këto ditë verë të nxehet është e pa mundur të jetohet,dhe për të siguruar ujin ata udhëtojn me kilometra,ata kërkojnë tju del në ndihmë komuna e Tetovës .
 
“Gjendja e ujit të pijshëm mund të rregullohet vetëm me intervenimin e komunës. Komuna ka bërë një investim të ujit këtu e ka sjellë nga shkolla e mesme e Buqësise ka lidhur në rrijet  por nuk e ka përfunduar , këtu jemi afër 300 shpijë këtu kemi cdo herë munges të ujtit . Kemi bërë kërkesë në komunën se nuk kemi ujë por komuna në Recic të vogël nuk ka investuar as gjë.
 
“Këtu kemi shumë problem unë flas për veten time se tre ditë pikë uji nuk kemi,duhet që komuna të marr menaxhimin e ujësjellsit”, shprehen banoret.
 
Nga ana e komunës së Tetovës janë shprehur se problemi më ujin pijshëm egziston,por sipas tyre në këto muaj uji edhe keqpërdoret nga persona të pa ndërgjegjshëm.
 
“Në qoftë se qytetarët do të shfrytëzonin në mënyrë racionale ujin ,ka ujë të mjaftueshëm, dhe do kishtë ujë të tepërt ,po që se do të keqëpërdoret uji i pijshëm nuk do mjaftonte jo vetëm 390 litraa në sekond nuk mjaftonn edhe 500 litra në sekond,ne kemi bërë shumë apele që mos të keqëpërdoret uji i pijshëm . Ndërmarja jonë nuk ka mekanizëmn për ndëshkues të keqëpërdëruesve të ujit por ka inspektor komunal, të cilët ne i kemi njoftuar shumë ankesa ku keqëpërdoret uji, inspektorët komunal do të dalin në teren për të parë dhe shqiptaur edhe dënime për keqëbërdoruesit të ujit”, shprehet drejtori i NPK- Tetovë, Xhelal Ceka.
 
Ka më shumë se dy dekata që qyteti i Tetovës ka  problem më ujin e pijshëm. edhe përkundër premtimeve të shumta se shumë shpejtë banorëve do ju sigurohet uji i pijshëm pa ndërprerje  ,  deri më sot një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndërtimi i stacioni i filtirimit të ujit, është në fazën e fundit dhe pritet me lëshimin e tijë në funksion,  të zgjidhë problemin shumë vjecar të qytetit të Tetovës. 
 
VISAR SADIKI