Maqedoni

Zgjedhjet lokale më 15 tetor, Xhaferi: pres sjellje në përputhje me kushtetutën

06.08.2017 16:40

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, nënshkroi aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokaleNë pajtueshmëri me afatet e përcaktuara të Kodit Zgjedhor...

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, nënshkroi aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokaleNë pajtueshmëri me afatet e përcaktuara të Kodit Zgjedhor zgjedhjet lokale për antarë të këshillave të Komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit , për kryetar komunash dhe Prefekt të Qytetit të Shkupit , do të mbahen më  15 tetor. 
 
“Sipas dispozitave ligjore zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor. Apeloj te të gjithë pjesmarrësit në procesin zgjedhor që në periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve të sillen në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore ndërsa institucionet kompetente të sigurojnë që procesi zgjedhor dhe vetë dita e zgjedhjeve të rrjedh në atmosfere të qetë , korrekte dhe demokratike,  ashtu sic e meritojnë qytetarët”, shprehet kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.
 
Zgjedhjet lokale të 15 tetorit shihen si test në veçanti për LSDM-në dhe VMRO-në, për shkak të rezultatit të ngushtë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Të dy partitë prej tani presin fitore bindëse. teksa LSDM edne nuk e ka përbyllur listën e kandidatëve , VMRO shpreson në më shumë vota edhe për shkak të ligjit të fundit për gjuhën të votuar nga qeveria Zaev dhe për shkak të marëveshjes më Bullgarinë .
 
“Ju bëjmë ftesë institucioneve të bëjnë gjithcka për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.Tek një pjesë e komunave vecmë dihen kandidatët ,por për disa komuna ende diskutohet. Ka kandidat partiak por edhe njerëz jashtë partive”, shprehet deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev.
 
“Cështja për Maqedoninë dygjuhsore nuk ishte e premtuar para zgjedhjeve , sot është barrë e pakënaqësisë dhe dinjitetit të qytetarëve maqedonas. Poashtu marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë që është e dëmshme ...të gjitha këtyre  dilemave  qytetarët do tiu përgjigjen më 15 tetor”, shprehet deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
 
Lëvizja Besa , u shpreh e  gatshme të merr pjesë në zgjedhjet lokale por sipas tyre KSHZ ka një anëtar jo liegjitim dhe ky vend i takon tashmë partisë së tyre.
 
“Pa ndryshimin dhe pa kompletimin e KSHZ së me siguri se këto zgjedhje do ta humbin kredibilitetin , besueshërinë dhe vlerën që e ka si institucion që menaxhon me procesin zgjedhor”, shprehet deputeti i lëvizjes “Besa”, Fadil Zendeli.
 
Zgjedhjet do të mbahen  në 82 komuna dhe në Shkup, si njësi e veçantë e pushtetit lokal.
 
FLUTURA LATIFI