Maqedoni
Ligji për gjuhët, lëvizja “Besa’: Është avancim, jo zyrtarizim; PDSH: Legjitimon diskriminimin gjuhësor; LSDM: Presim të arijë në kuvend, që ta votojmë
06.08.2017 17:02
Lëvizja Besa ka reaguar ndaj propozim liggit për gjuhën shqipe të miratuar të premten nga qeveria.

Zyrtarizimi I gjuhës shqipe , është obligim Kushtetuese, obligime që del edhe nga Deklarata e Partive Shqiptare, e që është marë detyrim se do jetë pjesë e programit të qeverisë, nga BDI dhe LR-PDSH si pjesë e qeverisë thonë nga Besa, për të cilën, propozim ligji qeveritar ëhstë avancim por jo edhe zyrtarizim I plotë I shqipes.
“Fatkeqsisht , as propozimi I fundit nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe por vetëm bën një avancim të saj në institucione. Ajo që është evidente e nuk ka si të fshihet, është se edhe me këtë propozim shqiptarët mbetën pa realizuar një nga aspratat e tyre , që gjuha shqipe përfundimisht të jetë gjuhë zyrtare. Kjo do mbetet cështje e hapur”, shprehet deputeti i lëvizjes “Besa”, Fadil Zendeli.
PDSH ndërkohë ligjin e vlerëson si një mashtrim të vjetër që qeveria mundohet ta shesë si ligj të ri. Nga selia e kuqe, ligjin e cilësojnë si një propozim të zbehtë , me lojra të reja fjalësh po pa asnjë përmbajtje thelbësore për barazinë e gjuhës shqipe.
“PDSH vlerëson se edhe ky propozim ligj, në asnjë rrethanë nuk barazon gjuhën shqipe me gjuhën maqedonase, përkundrazi vetëm sa e legjitimon diskriminimin gjuhësor ndaj shqiptarëve. Vetëm Ligji për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë, që e propozon PDSH, zgjidh çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe”, thuhet në reagim .
LSDM pret që në cdo moment, propozim ligji për gjuhën të arrijë në kuvend.
“Propozim ligji për gjuhën është pjesë e pakos së ligjeve që presim të na vijnë në cdo moment nga qeveria. Sapo të mbërrijnë , sipas procedurës, kryeparlamentari do ti vë në rend dite, nuk ka dilemë reth kësaj”, shprehet deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev.
Ende nuk dihet se kur do të vendoset pakoja e propozimeve në rend dite në kuvend. Kryeparlamentari Xhaferi thotë se nuk ka asnjë pengesë të thërrasë seancë për votimin e ligjit për gjuhët dhe do të respektojë edhe për këtë pako ligjesh, si për gjithcka tjetër, procedurat dhe rregulloren e parlamentit.
MIGENA GORENCA
