Shpërndahen 25 milion kuran-e për qytetarët e botës
Sot para xhamisë “Murat Pasha” në Çarshinë e vjetër të Shkupit, aktivistët e ueb-portalit kanë filluar shpërndarjen e 700 Kuranave falas, me qëllim që fjala e krijuesit të arrijë në çdo shtëpi...............

Në prag të muajit të shenjte të Ramazanit, udhëheqësit e faqes në Facebook “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë”, në bashkëpunim me ueb-portalin gjerman “Haus des kurans”, kanë marrë iniciativë për shpërndarjen e 25 milion Kuranave, libra të shenjt islam nëpër të gjithë botën.
Sot para xhamisë “Murat Pasha” në Çarshinë e vjetër të Shkupit, aktivistët e ueb-portalit kanë filluar shpërndarjen e 700 Kuranave falas, me qëllim që fjala e krijuesit të arrijë në çdo shtëpi.
“Sot jemi para xhamisë “Murat Pasha”, e cila gjendet në qytetin e Shkupit, ku do të fillojmë me shpërndarjen e Kuranave falas, iniciativë kjo popullore për informata më të hollësishme për ata të cilët dëshirojnë të donojnë një Kuran apo të japin, të mundësojnë dhe të ndihmojnë qoftë edhe me këshillat e tyre, mund të na përcjellin në faqen e Facebook-ut. Pra, sot fillon nisma e shpërndarjes në Shkup, pastaj do të vazhdohet në Kumanovë, në Strugë, në Tetovë dhe në Gostivar”, - deklaroi aktivisti i faqes në Facebook “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë”, Fatmir Idrizi.
Qytetarët e mirëpresin këtë iniciativë të ndërmarrë, duke e vlerësuar si shumë të qëlluar dhe të nevojshme për qytetarët tanë.
“Ka edhe në perëndim, në Evropë, në Berlin kanë ndarë, kështu tash edhe në Shkup dhe kjo është shumë e mirë”, theksoi një qytetarë.
“Aktiviteti i sotëm është shumë i mirë, Kurani duhet të lexohet gjithmonë, sidomos në gjuhën shqipe”, u shpreh një qytetarë tjetër.
“Më mirë nuk ka, është dashtë shumë më herët të bëhet, për arsye se edhe popullata myslimane këtu duhet ta lexon Kuranin në gjuhën shqipe”, tha një qytetare.
Aktivistët e faqes në Facebook “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë”, apelojnë deri te të gjithë të interesuarit, të cilët dëshirojnë të donojnë ndonjë Kuran, të drejtohen në faqen e tyre në Facebook, për të marrë informata më të hollësishme. (Besim Abdullai, TVM2)
