Maqedoni
Familja Beqiri ka nevojë për ndihmë, jetë e “ arrnuar”, por me shpresë
06.08.2017 18:09
Po mbyllen gati 20 vite që kur familja e Seletin Beqirit nga fshati Haracine jeton pa kulm mbi koke dhe me shume pak ushqim ne tryeze...

Me thërrime buke, e nganjëherë dhe pa to, shtrohet mëngjesi, dreka e darka. Kjo agoni vazhdon me vite. Kjo familje me prejardhje nga Breza, para shume vitesh eshte shpergulur ne Haracine duke shpresuar se i pret nje jete me e mire, por sic po duket me kot.
Skamja dhe varferia e skajshme u be pjese e pandashme e jetes se tyre edhe pse nuk deshironin te ndodhe ashtu .Me punë krahu kryefamiljari është munduar t’i dalë zot familjes së tij.
Çifti Beqiri jeton pa asnje te ardhur, Selatini punon herë pas here me kujdesjen e kafsheve nga njerezit qe ja ofrojne per ti kullosur brenda dites qe per kete pune mer diku rreth 10 euro , por jo cdoher ka pune fiton rrallëherë dhe kjo ben qe ai nuk arin te ngop as me buk femijet ...
6 anetaret jane te strehohuar në një dhomë, tek shtepia vellau i tij, Ne kete shtepi jetojne gjithsej tre cifte, qe do te thote ne nje shtepi jetojne 17 anetare.
“Sa ma shpejte nje shtepi ,nuk jetohet 16 antare me nje shtepi , shume veshtire nje dhome te kemi me shume nuk dua , me pare ne fshatin brez edhe atje e kemi pas veshtire , gjithmon fukara , kemi punu , po vet nuk kum mbri me bo , , kush me ka thire ne fush kemi punu po jam semu qe 13 vite rend me ka shku Gjithmon kemi hek , meveshteri”, shprehet kryefamiljari Seletin Beqiri.
“Rrim ne shtepi te kunatit edhe ato me femijete e vete jane nuk kane mundesi me na ndihmu , do te kishin ndihmu por nuk kane , jetojm 16 anetare me ne shtepi ,4 vllezer jane po ne jetojm me nje dhom une gruje nuk kam cka te bej , burin te mesure , cka te bej nuk dim ku tja mbjame , vet nuk po mundemi me ndrec shtepi , social nuk marim , femijete te semure I kam , ja si po na shifni”, shprehet kryefamiljarja Sevdije Beqiri.
Pjesëtaret e kesaj familje bejne apel per ndihme ne menyre qe te krijojne jete me te mire deri me tani ata thone se jane te mbytur ne borxhe tek te gjitha dyqanet e ketij fshati per te siguruar buken e gojes .cdo dite jetojne , dhe zgjohen me shpresen se dikush do ta shtrije doren e solidaritetit per tju ndihmuar te pakten sic thone edhe vete familjaret, nje kulm mbi koke sa per te siguruar femijet e tyre.U ndame nga ata por fjalet e familjareve mbeten te regjistruara.
“Nuk paska më keq se të mos kesh shtëpi e as ushqim. Le te shpresojme se edhe kjo familje se shpejti me ndihmen e njerezve humane do te mund qe ne nje te ardhme sa me te shpejte te shijojne nje jete sic e duam te gjithe ne.
HAMIDE IBRAHIMI
