Maqedoni
Shkarkimi i kryeprokurorit, propozimi për Zvrlevskin, të hënën në kuvend
06.08.2017 18:50
Propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit public Marko Zvrlevski, do të duhet të jetë të hënën sërisht në seancë plenare para deputetëve...

Shumica parlamentyare premtoi se nuk shkon në pushim pa shkarkuar kryeprokurorin. Nga LSDM presin që Zvrlevski të shkarkohet në të njejtën ditë por kjo do të varet nga sjellja e deputetëve të VMRO-së.
Koordinatori i LSDM së , Tuntev pret që opozita do jetë konstruktive sepse kjo është interes esencial strategjik i të gjithve sepse me këtë fillojnë reformat.
Nëse kryeprokurori shkarkohet të hënën, deputetët të martën fillojnë pushimin kolektiv, por duket se opozita është e gatëshme ta zgjasë sërisht seancën me pauza dhe replika.
