Maqedoni

Ndarja e posteve, LSDM dhe Aleanca zgjedhin drejtorët e rinj

06.08.2017 19:10

Në Qeveri janë finalizuar mbrëmë emrat e fundit për drejtoritë dhe agjencitë e ndara mes partnerëve të koalicionit...

Nuk ka hë për hë ndryshime të kuadrove në drejtoritë që I takojnë Bashkimit Demokratik për Integrim. Për  drejtorë te rinj në vend të atyre të VMRO-së, janë emëruar kuadro nga radhët e LSDM-së dhe Alenacës për shiptarët.

Jozyrtarisht mësojmë se Flakron Bexheti do të jetë Avokat i shtetit, Agon Ferati do të drejtojë Entin për Revizion, Krenar Lloga Fondin për Sigurimit Invalidor dhe Pensional dhe Naser Iljazi drejtorinë për energjetikë.

Në krye të ELEM tashmë është emëruar  Dragan Minovski, ndërsa në MEPSO, Sasho Vasilevski.