Botë
Zjarret “përvëlojnë” ballkanin, gjendje e jashtëzakonshme në Greqi
06.08.2017 19:37
Greqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin Kythera, për shkak të zjarreve që po vazhdojnë prej tri ditësh tashmë...

Zjarri është afruar pranë qendrave të banuara. Autoritetet kanë evakuuar banorët dhe më shumë se 80 zjarrfikës, 30 mjete, tre avionë e një helikopter janë angazhuar për shuarjen e flakëve.
Europa po përjeton valën e të nxehtit, ku temperaturat shkojnë deri në 44 gradë celsius.
Shumë vende përballen me thatësirën e tejzgjatur. Situata e rëndë paraqitet edhe në Shqipëri, Serbi, Bosnje, Kroaci dhe Mali i Zi ku zjarret kane shkaktuar dëme jashtëzakonisht te mëdha.
Në Europë temperaturat ekstreme u bënë shkaktare për vdekjen e 5 personave por bilanci pritet të rritet.
