Venezuelë, shkarkohet kryeprokurorja, Ortega: grusht shteti ndaj kushtetutës
Kryeprokurorja e Venezuelës ka njoftuar shkarkimin e saj nga Asambleja e re Kushtetuese...

Kryeprokurorja e Venezuelës ka njoftuar shkarkimin e saj nga Asambleja e re Kushtetuese, duke e justifikuar këtë veprim arbitrar me faktin që qeveria e Maduros kërkon të ndalë hetimet që ajo kishte nisur për korrupsion dhe abuzime me të drejtat e njeriut.
Luisa Ortega, dikur mbështetëse por sot kritike e presidentit Nicolas Maduro, e ka refuzuar shkarkimin e saj. Ajo pritet të përballet në gjyq me akuzën e “sjellje të keqe të rëndë”, sipas asaj që ka bërë të ditur Gjykata Supreme.
Gjykata Supreme, besnike ndaj Maduros, nuk dha detaje të akuzave ndaj saj. Ortega, e ka kundërshtuar betimin e Asamblesë së re, duke cituar pretendimet për manipulim e vjedhje votash. Ndërkohë, nga presionet e ndërkombëtarëve duket se njëri prej udhëheqësve të opozitës është rikthyer nga burgu në arrest shtëpiak.
Leopoldo Lopez ishte “rrëmbyer” në shtëpinë e tij gjatë së enjtes dhe kaloi 4 ditë në një burg ushtarak.
Një tjetër kryeopozitar i qeverisë së Maduros, Antonio Ledezma, është rikthyer gjithashtu në arrest shtëpiak, pasi kaloi 3 ditë në burg gjatë javës së kaluar. Që të dy krerët e opozitës kanë inkurajuar protestat kundër Asamblesë Kushtetuese, e cila dominohet nga mbështetës të qeverisë.
