Venezuelë, “ushtarakët” sulmojnë me armë bazën e ushtrisë, Maduro: Akt terrorist!
Të paktën dy ushtarë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën....

Të paktën dy ushtarë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën pasi një grup njerëzisht të armatosur dhe me uniforma ushtarake sulmuan një bazë ushtarake venezueliane. Presidenti i vendit Nicola Maduro e ka konsideruar sulmin një ‘terrorizmi’.
Një grup prej 20 personash të armatosur sulmuan bazën ushtarake të Paramacay në qytetin e Valencias.
Kryengritësit arritën tek depoja e armëve përpara alarmit, duke shkaktuar një betejë të ashpër me armë zjarri.Lajmi i sulmit erdhi pak pasi u lëshua pamjet në mediat sociale, duke treguar një grup njerëzish në uniforma ushtarake.
Video gjithashtu tregoi një njeri që e identifikoi veten si Juan Carlos Caguaripano, një ish-kapiten i Gardës Kombëtare, i cili bëri thirrje për një kryengritje kundër qeverisë dhe duke kërkuar “formimin e menjëhershëm të një qeverie në tranzicion”.
Venezuela është prej muajsh në kolaps ekonomik, ku njerëzit kanë nisur masivisht të grumbullojnë ushqime nëpër plehra. e përgjithshme të zhvilluara së fundmi u fituar sërish nga Maduro, teksa opozita i bojkoti ato.
Në zgjedhje morën pjesë vetëm rreth 20% e popullsisë sipas opozitës vendase.
