Vendimi i apelit për materialet e përgjuara, VMRO: Gjykata, nën presion të LSD-së dhe PPS-së

07.08.2017 12:27

VMRO ka kundështuar vendimin e GJykatës së Apelit....

VMRO ka kundështuar vendimin e GJykatës së Apelit për përdorimin në proceset gjyqësore të materialeve që dalin nga bisedat e përgjuara.

VMRO madje  akuzon një pjesë të gjykatësve në Gjykatën e Apelit,  se po punojnë në kundështim me obligimin e tyre për të respektuar ligjet dhe sundimin e së drejtës. Zoran Iliovski nga VMRO, akuzoi këta gjykatës se po bihen pre e presioneve politike të  kryeministrit Zaev dhe kryeprokurores speciale Janeva, e me këtë sipas tij, janë rreshtuar në anën e errët të historisë.

“Gjykata e Apelit nuk po i bën dot ballë presionit politik të LSD-së dhe PSP-së dhe nuk po përmbush obligimin ligjor që thotë qartë se gjykatësit duhet të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën. Me vendimin skandaloz, gjykata në mënyrë të drejtpërtdrejtë shkeli ligjin për procedurë penale, në nenin 12 alinea 2 të të cilit thuhet qartë se provat e siguruara në mënyrë joligjore apo përmes shkeljes së të drejtave dhe lrive të njeriut, të vërtetuara në Kustetutën e RM-së, ligjet dhe marrëvehsjet ndërkombëtare, si dhe provat që dalin nga të njejtat, nuk mund të përdoren dhe asgjë vendim gjyqësor nuk mund të sillet bazuar në këto prova” – tha Zoran Iliovski nga VMRO- DPMNE.

Sipas tij, vendimi i gjykatës është thjesht vendim politik, ëhstë një shkelje serioze që hap rrugën për përdorim të provave të siguruara në mënyrë joligjore duke shkelur kështu ligjin në mënyrë të drejtpërdrejtë

“Në asnjë vend të botës, materialet e siguruara në mënyrë joligjore nuk përdoren në procedurat gjyqësore. Vendimi I Gjykatës së Apelit, është i turpshëm” – u shpreh  Zoran Iliovski nga VMRO- DPMNE.

Ai akuzoi kryeministrin Zaev për presion ndaj kësaj gjykate me qëllim që sic tha, të shpëtojë veten nga veprat kriminale dhe që të parandalojë VMRO-në ti jap fund veprimeve destructive dhe politikave antishtetërore të qeverisë. (Merita Gashi, TVM2)