Nigeri, sulm ndaj një kishe, 15 të vdekur
07.08.2017 13:14
Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë lënduar seriozisht....

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë lënduar seriozisht, kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj besimtarëve në një kishë në juglindje të Nigerisë
por edhe pse policia flet zyrtarisht për vetëm një person të armatosur, prifti thotë se ishin dy të tillë. Asnjë grup nuk e ka marrë aktualisht përgjegjësinë për këtë sulm edhe pse policia ka dyshimet e saj.
Gjithsesi sipas policisë, nuk besohet që pas këtij sulmi të jetë grupi Boko Harram, por ata po hetojnë pistën e grupeve më të vogla lokale.
