Kotzias në Shkup, MPB: Ende nuk është precizuar data e vizitës

07.08.2017 14:18

Ministria e jashtme konfirmon informacionet e mediave greke...

Ministria e jashtme konfirmon informacionet e mediave greke për vizitën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias në Shkup, por data e saktë ende nuk ëhstë konfirmuar

Mediat greke njoftuan për një vizitë në Maqedoni të shefit të diplomacisë greke, më 31 korrik.

Nga MPJ konfirmojnë se vizita është për planifikuar në fund të muajit por data ende nuk ëhstë precizuar.

Vizita u paralajmërua gjatë vizitës në Athinë së ministrit të jashtëm Dimitrov, gjatë të cilës nuk u diskutua kontesti me emrin , edhe pse spekulohet se kontesti do të diskutohet gjatë vizitës në Shkup, marrë parasysh që vizita vjen pas takimit të tij në Bruksel me ndërmjetësin e OKB-së për emrin, Metju Nimic.

Gjithsesi Nimic e ka bërë të qartë tashmë se nuk priten ndryshime të mëdha në cështjen e emrit muajt e ardhshëm, sepse sipas tij, fillimisht duhen shqyrtuar qëndrimet e të dy palëve, pas ndryshimit të qeverisë në Shkup,  dhe nuk është koha për të dalë me një propozim përfundimtar.