Kosovë, seanca konstituive, të enjtën

07.08.2017 15:33

Seanca konstituvie e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet të enjten....

Seanca konstituvie e Kuvendit të Kosovës, do  të mbahet  të enjten. Një ditë më parë mbahet një takim konsultativ I grupeve parlamentare.

Javën që shkoi u mbajt një  takim i shefave të grupeve parlamentare, për të caktuar datën e vazhdimit të seancës, por nuk u arrit të  caktohet data se  kur do të mbahet seanca. Gjatë këtij takimi u dakordua vetëm mbajtja e një tjetër takimi konsultativ të mërkurën, por ende pa u mbajtur ky takim, Mikullovci i ka ftuar deputetët që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës, e cila do të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.