Saliu: Për mosrespektim të ligjit të gjuhëve dënime deri në 5000 për institucionet, Osmani: BDI ishte e angazhuar 100% te ligji i gjuhëve
Pjesë e propozimligjit për përdormin e gjuhëve...

Pjesë e propozimligjit për përdormin e gjuhëve i cili dit më parë u miratua nga ana e qeverisë është edhe Agjencioni për zbatimin e këtij ligji dhe inspektoriati shtetërorë, të cilët do të mbykqyrin implementimin e normave ligjore, deklaron Minsitri i Drejtësisë Bylent Saliu. Ai njëherit sqaron se propozimligji parashih edhe dënime deri në 5 mij euro për institucionet të cilat nuk do të respektojnë ligjin.
“Parashihet formimi i një Agjencioni për zbatimin e gjuhëve. Gjithashtu parashihet edhe formimi i një inspektoriati shtetëror në kuadër të Minsitrisë së drejtësisë, i cili do të bëjë implementimin e normave ligjore në aspoekt të gjuhëls. Parashihen dënime për institucionet të cilat nuk do të implementojnë normat ligjore të këtij ligji, edheatë parashihet dënim 4000 deri në 5000 euro për institucionin dhe deri në 30% të këtij dënimi edh epër personin përgjegjës në institucion” - tha ministri i Drejtësisë Bylent Saliu-.
Zëvendëskryeminsitri Bujar Osmani thot se miratimi i këtij ligji ka qenë prioritet i qeverisë dhe partisë që ai i takon.
“Ishim qind për qind të angazhuar npë miratimin e ligjit për gjuhët dhe ne mendojmë se ky ishte prioritet kryesor i kësaj qeverie.Natyrisht se edhe drejtimi i institucioneve është i rëndësishëm por ligji i gjuhëve për ne ishte alfa dhe omega e participimit tonë në qeveri” – u shpreh zëvendëskryeministri. Bujar Osmani.
Osmani thot se meqë BDI ka qenë e angazhuar 100% te miratimi i ligjit të gjuhëve, deri tani nuk është marr me zgjedhjen e redjtorëve, ndërsa këtë nuk do ta bëjë edhe në rrethana kur janë shpallur zgjedhjet lokale.Pas përfundimit të zgejdhjeve në drejtimin e institucioneve të vendit do të vijnë kuadrot më të mirë thot Osmani. (Gyltene Osmani, TVM2)
