Ekonomi

Çmime të reja të derivateve të naftës, shtrenjtohen për 1 denarë benzina dhe dizeli

07.08.2017 17:00

Benzina dhe dizeli prej sot në mesnatë do të shtrenjtohen për një denar për litër, njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë...

Çmimi i ri i shitjeve me pakicë të EuroSuper BS-95 do të arrijë në 62 denarë për litër, EuroSuper BS-98 do të shitet për 63,5, ndërsa EuroDiesel për 48 denarë për litër.

Me vendimin e KRE-së për 1,5 denarë për litër rritet edhe shitja me pakicë e vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) që do të arrijë 37 denarë, ndërsa nafta e papërpunuar (M-1) do të kushtojë 24,197 denarë.    

Arsye për rritjen e çmimeve për shitje me pakicë të derivateve të naftës, nga KRE thonë se është rritja çmimit mesatar për 6,89 për qind e naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të kaluara.